Në këtë familje në kosovare kërcet grushti për pronë: Vëllai i madh e bën për spital vëllain e vogël

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkarkojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze e sulme fizike. Në shumë prej rasteve të përfshirë në konflikt janë vëllezërit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në rrugën ‘Nuredin Shala’ në Prizren, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij më të ri në moshë.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për pronë, ku 27-vjeçari më pas ka eskaluar në sulm fizik ndaj vëllait të tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e dhunës që përjetoi, 22-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Related Posts

‘A je në terezi, kam burrin në krevat’, përgjigja që i jep ish-i do ju bëjë të qeshni me lot(Foto)

Është interesante mënyra se si zgjedhin të ndahen çiftet. Mbetet për t’u vlerësuar ndarja miqësore, megjithëse janë të rralla sepse thuhet që një ish-partner nuk mund të…

Warning Signs of a Heart Attack

A lot of people die every year due to heart diseases in USA. Heart attack is one of the most widespread heart diseases in our country. Cardiovascular…

PRINCE WILLIAM IS WITH HIS WIFE AT THE..

Kate Middleton underwent a planned abdominal surgery at The London Clinic, and the details of her condition are undisclosed. The surgery was successful, and she is expected…

Ear Infection

Initially, you may experience mild itchiness in the inner ear canal, which can worsen if left untreated. 2. Redness Redness can start inside the ear canal and…

This Actually Happened On Live TV

Albanian TV station Zjarr is no stranger to controversy, and a few years ago, they ignited a fierce debate with a bold decision that continues to raise…

SUDDEN UNEXPLAINED SYMPTOMS!!!

If moles exhibit irregular borders, color changes, or grow rapidly, it may indicate melanoma, a deadly form of skin cancer. Any unusual changes in moles should prompt…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *