I gjuajti derisa po lëviznin me veturë: Info të reja për rastin tmerrues në Prizren, Prokuroria jep detaje

Një sherr i nisur mbrëmë në njërin nga lokalet e Prizrenit ka përfunduar me v rasjen e një 31-vjeçari. Atje dyshohet se u vra shtetasi nga Shqipëria, Visart Cengu. I dyshuari kryesor sipas hetuesisë besohet të jetë kosovari Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si Kobra. Bashkë me Dibranin janë edhe pesë persona të tjerë që po intervistohen nga Policia. Nacionale sjellë detajet.

Për Nacionalen detaje për këtë ngjarje ka dhënë prokurorja e rastit.

Sipas prokurores së rastit Nazan Shero i dyshuari Dibran Hoxhaj bashkë me disa të tjerë po e vazhdojnë intervistimin në stacionin e Policisë në Prizren.

“Jemi në hetime e sipër. Ende nuk kemi asgjë konrete. Të gjitha veprimet hetimore jemi duke i ndërmarrë. Nuk mundem asgjë tjetër me iu konfirmu. Të gjithë ata që kanë qenë prezent, edhe Dibrani edhe të tjerët janë duke u intervistuar. Ekspertiza do të tregojë se si u vra”, ka thënë Shero.

E tutje si pasojë e sherrit që besohet se nisi në lokalin ku besohet se Kobra është pronar, u plagos edhe një person tjetër i moshës 27-vjeçare.

Intervistimi i Kobrës po vazhdon edhe në këto momente në stacionin policor të Prizrenit.

Policia: Intervistimi i disa personave po vazhdon ende

Këtë ia tha Nacionales togeri i Prizrenit Shaqir Bytyqi.

“Intervistimi po vazhdon. Pos Dibranit janë edhe disa persona të tjerë që po intervistohen në Stacionin Policor të Prizrenit”, tha Bytyqi.

Nga Policia e Kukësit tregojnë për Nacionalen si nisi sherri

E nga Policia e Kukësit i thanë Gazetës se si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar”, thotë zëdhënësja e Policisë së Kuksit, Diana Deda.

Ajo thotë se në momentin kur tashmë viktima e i plagosuri po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi Hoxhaj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Related Posts

Ladies, If You Shave Your Pubic Hair, Read This!

A razor down there is something all of us have tried. And why not?It feels great to have smooth skin in the nether regions.Not only does it…

‘A je në terezi, kam burrin në krevat’, përgjigja që i jep ish-i do ju bëjë të qeshni me lot(Foto)

Është interesante mënyra se si zgjedhin të ndahen çiftet. Mbetet për t’u vlerësuar ndarja miqësore, megjithëse janë të rralla sepse thuhet që një ish-partner nuk mund të…

Warning Signs of a Heart Attack

A lot of people die every year due to heart diseases in USA. Heart attack is one of the most widespread heart diseases in our country. Cardiovascular…

PRINCE WILLIAM IS WITH HIS WIFE AT THE..

Kate Middleton underwent a planned abdominal surgery at The London Clinic, and the details of her condition are undisclosed. The surgery was successful, and she is expected…

Ear Infection

Initially, you may experience mild itchiness in the inner ear canal, which can worsen if left untreated. 2. Redness Redness can start inside the ear canal and…

This Actually Happened On Live TV

Albanian TV station Zjarr is no stranger to controversy, and a few years ago, they ignited a fierce debate with a bold decision that continues to raise…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *