E trishtë: Edhe një grua shtatzënë në Kosovë sulmohet nga bashkëshorti i saj, e rrah me rryp

Dh una në familja po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Ato madje nuk ‘kursehen’ nga sulmet as gjatë muajve të shtatzënisë, duke qenë kështu në rrezik të madh. Në 24 orët e fundit kanë ndodhur tri raste të tilla në rajonin e Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Për dy raste Sinjali ka raportuar mbrëmë dhe sot, teksa tash ka mësuar detaje se edhe një grua shtatzënë nga fshati Hereq i kësaj komune, e cila ka kërkuar mbrojtje nga Policia.

Ajo e ka denoncuar bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj, mëngjesin e sotëm, në shtëpinë e tyre.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se burri i dyshuar, M.A.. 32-vjeçar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij që është shtatzënë, e të cilën e ka goditur me grushte e rrip në kokë e pjesët e trupit.

Pas dhunës që përjetoi nga burri gjatë pritjes së ëmbël, asaj iu desh t’i nënshtrohej kontrollit gjinekologjik, por për fat të mirë gjithçka ka qenë në rregull. Megjithatë, Sinjali mëson se ajo ka pësuar lëndime në pjesët e tjera të trupit, për çka mori trajtim mjekësor.

Pasi policia është vënë në dijeni për tastin, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Sinjali merr vesh se gruaja shtatzënë bashkë me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore.

Teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit “Dhunë në familje” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Related Posts

‘A je në terezi, kam burrin në krevat’, përgjigja që i jep ish-i do ju bëjë të qeshni me lot(Foto)

Është interesante mënyra se si zgjedhin të ndahen çiftet. Mbetet për t’u vlerësuar ndarja miqësore, megjithëse janë të rralla sepse thuhet që një ish-partner nuk mund të…

Warning Signs of a Heart Attack

A lot of people die every year due to heart diseases in USA. Heart attack is one of the most widespread heart diseases in our country. Cardiovascular…

PRINCE WILLIAM IS WITH HIS WIFE AT THE..

Kate Middleton underwent a planned abdominal surgery at The London Clinic, and the details of her condition are undisclosed. The surgery was successful, and she is expected…

Ear Infection

Initially, you may experience mild itchiness in the inner ear canal, which can worsen if left untreated. 2. Redness Redness can start inside the ear canal and…

This Actually Happened On Live TV

Albanian TV station Zjarr is no stranger to controversy, and a few years ago, they ignited a fierce debate with a bold decision that continues to raise…

SUDDEN UNEXPLAINED SYMPTOMS!!!

If moles exhibit irregular borders, color changes, or grow rapidly, it may indicate melanoma, a deadly form of skin cancer. Any unusual changes in moles should prompt…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *